Shehi propozon: Duhet qeveri e përbashkët, jo teknike
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë, ndërsa përplasjet dhe kërkesat për ndryshim politik vijojnë të mbajnë në qendër të debatit mënyrën se si mund të zgjidhet kriza. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Studio Live”, deklaroi se dhuna nuk i shërben asnjërës palë dhe se vendi ka nevojë për një zgjidhje politike. Shehi u shpreh se, pavarësisht emërtimeve, protesta ka karakter politik dhe se përgjigjja ndaj situatës nuk duhet të jetë krijimi i një qeverie teknike, por një qeveri e përbashkët ku të përfshihet edhe opozita. Sipas tij, një qeveri e tillë duhet të ketë si detyrë kryesore çuarjen e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Protesta është politike, pavarësisht emërtimeve. Dhuna nuk i bën mirë asnjërit. Zgjidhja është politike, duhet...
Burimi:
ntv.al