Shehaj përplaset me Rexhajn për dosjen e Ballukut, analisti: Ajo dy herë ka shkuar në Green Coast

Shehaj përplaset me Rexhajn për dosjen e Ballukut, analisti: Ajo dy herë ka shkuar në Green Coast

SPAK ka ngritur ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, akuzat për “fshehje ose deklarim të rremë të pasurive” dhe “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, pas hetimeve të kryera nga prokurori Dritan Prençi. Në emisionin “Top Story”, kreu i partisë ”Mundësia” Agron Shehaj dhe analisti Albatros Rexhaj debatuan mbi dosjen dhe akuzat ndaj Ballukut. Shehaj tha se në dosje ka komunikime mes Ballukut dhe arkitektit për ndërtimin e vilës në Green Coast. ”Janë komunikime mes Belinda Ballukut dhe arkitektit të saj, ku diskutohet si të bëjnë vilën, pishinën që të shkojë direkt në det dhe dy hidromasazhe si një nga hotelet më të famshme të Santorinit”,-tha Shehaj. Sipas Shehajt, çështja lidhet edhe me mënyrën e financimit të vilës. ”Problemi është që vila...