“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

Idajet Beqiri thotë se protestuesit “flamingo” u paguan nga serbo rusë dhe xhihadistët e Iranit, ndërsa protesta studentore, po mbahet nga Agron Shehaj dhe Arlind Qori, të cilët i konsideron antifa e Shqipërisë. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Sali Berisha mban grupet e zjarrit. Ndër të tjera, Beqiri shtoi se Shehaj paguan analistë në televizione. “Kam theksuar se investimi, subvencionimi i tyre bëhet nga serbo rusët, nga qarqe të caktuara serbe dhe xhihadistët e Iranit. Kanë sjellë sasi të konsiderueshme lekësh. Kur vlaga e flamingove nuk dha suksesin e tyre, tani kanë ngelur edhe në këtë të ashtuquajturën protestë e studentëve, e shikoni që ka ngelur një numër i vogël dhe këta mbahen me yzmeqarë me...