Shefi i NATO-s paralajmëron: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se kërcënimi nga Rusia ndaj Evropës është afatgjatë dhe se aleatët duhet të vazhdojnë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, prodhimit ushtarak dhe mbështetjes për Ukrainën. Duke folur në një konferencë të krerëve të misioneve diplomatike të Gjermanisë në Berlin, Rutte vlerësoi rolin e Gjermanisë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s dhe tha se vendi është bërë një nga shtyllat kryesore të përpjekjeve evropiane për sigurinë. Ai theksoi se vendimi i Gjermanisë për të investuar 3.5 për qind të PBB-së në mbrojtjen bazë deri në vitin 2029 ka rëndësi për të gjithë Aleancën. Sipas Rutte, rritja e prodhimit gjerman të predhave të artilerisë, automjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore po rrit fuqinë e NATO-s,...
Burimi:
javanews.al