Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka hyrë publikisht në debatin për protestat në Shqipëri, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka marrë përsipër të komentojë jo vetëm mënyrën se si institucionet shqiptare po menaxhojnë situatën, por edhe kërkesat e vetë protestuesve. Në një konferencë për mediat, Haxhiu tha se protestat në Tiranë po ndiqen me shqetësim në Kosovë dhe se institucionet shqiptare kanë detyrimin t’i dëgjojnë studentët. “Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Kryeministria apo Qeveria dhe Presidenca, e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, deklaroi ajo. Haxhiu shkoi më tej, duke paralajmëruar institucionet shqiptare se një qasje që ajo e cilësoi si...
Burimi:
javanews.al