SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane njoftoi krijimin e një task-force të re për të bllokuar rrugët tokësore të furnizimit të Iranit, duke zgjeruar kështu bllokadën detare ndaj porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit, e cila është në fuqi prej disa muajsh. Komandanti Brad Cooper, deklaroi se task-forca do të forcojë suksesin e bllokadës detare ndaj Iranit. Me bazë në Tampa të Floridës, struktura do të bashkërendojë punën me agjenci të tjera të qeverisë amerikane për të parandaluar lëvizjen e sistemeve të avancuara të armëve, teknologjive me përdorim të dyfishtë, materialeve nën sanksione dhe burimeve të paligjshme të të ardhurave përmes kufijve tokësorë të Iranit dhe Detit Kaspik. Ndërkohë, Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane njoftoi se ka goditur edhe një anije tregtare në Gjirin e Omanit,...