SHBA, UKRAINE DHE EUROPE, GJASHTE ORE NE TAVOLINE PER FUNDIN E LUFTES
Një raund i rëndësishëm negociatash diplomatike është zhvilluar në Miami, ku përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe vendeve europiane kanë diskutuar hartimin e një propozimi të përbashkët për përfundimin e luftës. Sipas informacionit të publikuar nga Reuters më 10 tetor 2026, bisedimet zgjatën gjashtë orë. Në takim morën pjesë të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përfaqësues ukrainas, europianë dhe të NATO-s. Objektivi është që gjatë javëve të ardhshme të hartohet një propozim që më pas mund t’i paraqitet Rusisë. Në qendër të diskutimeve ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën, rindërtimi ekonomik, perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe çështjet territoriale. Sipas burimit të cituar nga Reuters, janë diskutuar edhe disa ide lidhur me territorin, por hollësitë nuk janë bërë publike. Nuk ka...
Burimi:
ntv.al