SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u kërkojnë aleatëve të tyre evropianë dhe Kanadasë që të marrin një rol më të madh në garantimin e mbrojtjes konvencionale të Evropës. Synimi i Washingtonit është që një pjesë më e madhe e përgjegjësisë ushtarake në kontinent t’u kalojë aleatëve, duke i dhënë SHBA-së mundësi të përqendrojë më shumë burime në sfidat strategjike në rajonin e Paqësorit. Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se forcimi i kapaciteteve ushtarake të vendeve evropiane do t’i lejonte SHBA-ve të ruante më shumë fuqi për angazhime të tjera globale, përfshirë skenarë të mundshëm në Paqësor. “Kjo do të çlirojë SHBA-në për të projektuar fuqinë globalisht dhe për t’u marrë me gjëra të tilla si situatat e Paqësorit me të cilat mund...