SHBA tërheq një tjetër aeroplanmbajtëse nga Lindja e Mesme, në rajon mbeten vetëm dy

SHBA tërheq një tjetër aeroplanmbajtëse nga Lindja e Mesme, në rajon mbeten vetëm dy

Numri i aeroplanmbajtëseve amerikane që mbështesin operacionet ushtarake kundër Iranit ka zbritur sërish në dy, pas largimit të USS George Washington nga Lindja e Mesme, ku kishte qëndruar për rreth katër muaj. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Flotës Amerikane të Paqësorit, kapitenlejtënantja Katie Koenig, e cila deklaroi se aeroplanmbajtësja USS George Washington, me bazë në Japoni, i është rikthyer tashmë kontrollit operacional të Flotës së Paqësorit dhe po zhvillon operacione rutinë në rajonin Azi-Paqësor. Largimi i saj ndodhi në të njëjtën javë kur në Lindjen e Mesme mbërriti aeroplanmbajtësja USS Theodore Roosevelt. Kjo bëri që përkohësisht numri i aeroplanmbajtëseve amerikane në ujërat pranë Iranit të arrinte në tre, një përqendrim i pazakontë i fuqisë detare amerikane në rajon. Aktualisht, në këtë zonë vijojnë të...