SHBA të përmbushë angazhimet Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit –
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, ka deklaruar se SHBA-ja duhet të përmbushë angazhimet e saj sipas memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit përpara se Irani të ndërmarrë hapa për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Qalibaf tha se Teherani nuk e përjashton diplomacinë, por e konsideron atë pjesë të përballjes së tij më të gjerë me SHBA-në dhe Izraelin. Sipas tij, memorandumi i nënshkruar më 18 qershor pas ndërmjetësimit të Pakistanit dhe Katarit parashikon ndërprerjen e armiqësive, lundrimin në Ngushticën e Hormuzit dhe vazhdimin e negociatave mes Iranit dhe SHBA-së. Deklaratat e Qalibaf vijnë në një kohë kur rihapja e ngushticës strategjike mbetet e lidhur me përmbushjen e kushteve të përcaktuara në marrëveshje.
Burimi:
javanews.al