SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake

SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake

SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë nisur sot një stërvitje të përbashkët ushtarake pesëditore, me synim forcimin e aftësive operacionale dhe përmirësimin e koordinimit të tyre në situata të ndryshme, raportojnë mediat lokale. Stërvitja, e pagëzuar “Freedom Edge”, po zhvillohet në ujërat ndërkombëtare në lindje dhe në jug të ishullit Jeju të Koresë së Jugut. Sipas agjencisë Yonhap, e cila citon Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS), aktiviteti ushtarak ka nisur sipas planit. Stërvitja po zhvillohet pavarësisht vendimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për të shkurtuar muajin e kaluar stërvitjen dypalëshe “Ulchi Freedom Shield” me Korenë e Jugut. Ky vendim u pa si një përpjekje për të krijuar kushte që Koreja e Veriut të rikthehej në tryezën e...