SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit
Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë të përgatitura të nisin operacione të reja ushtarake, potencialisht të mëdha, kundër Iranit “brenda 96 orëve nga marrja” e një urdhri nga Presidenti Donald Trump, sipas dy zyrtarëve amerikanë. Burimet thanë se në rajon janë vendosur forca të mjaftueshme për të kryer sulmet e mundshme. Shtrirja e operacioneve të reja ushtarake amerikane ka të ngjarë të shkojë përtej përpjekjeve për të thjesht “kositur lëndinën” ose për të ruajtur status quo-në duke goditur radarët, raketat lëshuese dhe asetet e tjera iraniane që mund të rindërtohen shpejt – siç ka ndodhur që kur Trump ndaloi operacionet e plota luftarake në fillim të këtij viti, shtuan burimet. “Do të jetë një përpjekje e madhe”, tha një nga zyrtarët për CNN. Ky...
Burimi:
javanews.al