SHBA synon ta kthejë marrëveshjen e transitit Armeni-Azerbajxhan në mundësi investimi
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet ta shndërrojë hapjen, që ka ndërmjetësuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, në diçka më konkrete: një korridor transporti që lidh Azinë Qendrore dhe Kaukazin Jugor me tregjet perëndimore, si dhe një mundësi investimi për kompanitë amerikane. Zyrtarë të lartë rajonalë dhe drejtues të më shumë se 40 kompanive u mblodhën në Nju Jork më 23 shtator për të diskutuar hapat e ardhshëm për Rrugën Trump për Paqen Ndërkombëtare dhe Prosperitetin (TRIPP), një nga shtyllat kryesore të përpjekjeve të Uashingtonit për ta shndërruar hapjen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në rritje të tregtisë dhe investimeve rajonale. Në këtë ngjarje, që u mbajt në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë i dërguari i posaçëm...
Burimi:
syri.net