SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, u shpreh sot para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe SHBA do të vijojë, duke theksuar se do të punohet për goditjen e rrjeteve kriminale dhe modernizimin e forcave të armatosura. “Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit. Ai tha më tej se SHBA mbetet...