SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos
Hapësira ajrore e Shteteve të Bashkuara është rihapur pas pezullimit të të gjitha fluturimeve për shkak të një problemi në sistemin e komunikimit të kontrollit ajror. Megjithatë, situata në aeroportet amerikane vijon të jetë kaotike, me mijëra pasagjerë që përballen ende me anulime dhe vonesa të shumta. Ndërprerja e papritur e fluturimeve, e ndodhur të premten, më 13 nëntor, erdhi si pasojë e një defekti serioz në sistemet e komunikimit dhe kontrollit të trafikut ajror. Sipas autoriteteve amerikane, dyshimet e para lidhen me mbingarkesën e pajisjeve të vjetruara teknologjike. Sipas të dhënave të monitorimit të trafikut ajror, më shumë se 4,700 fluturime u anuluan dhe të paktën 10,000 të tjera pësuan vonesa gjatë së premtes. Probleme të ngjashme u regjistruan edhe për ditën e shtunë,...
Burimi:
javanews.al