SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

Shtetet e Bashkuara njoftuan se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi, për një rund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. Uashingtoni shpreson se armëpushimi i përkohshëm i javës së kaluar do t’i hapë rrugë përparimit në negociata. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, tha se SHBA-ja do t’i ndërmjetësojë bisedimet, të cilat do të përqendrohen në masat për garantimin e sigurisë pas përfundimit të luftës, uljen e tensioneve, ndihmën humanitare dhe hapat e ardhshëm drejt paqes. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Uashingtoni pritet të përfaqësohet nga Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët udhëheqin përpjekjet amerikane për negociata. Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi që bisedimet të zhvillohen në formatin...