No Image Available

SHBA-ja ia zgjat NIS-it licencën e operimit deri më 30 tetor

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur deri më 30 tetor licencën e operimit Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompani në pronësi shumicë ruse, e cila është nën sanksione amerikane. Ministrja në detyrë e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, e cilësoi vendimin si lajm të mirë për vendin, veçanërisht para fillimit të sezonit dimëror, raportoi agjencia Beta. “Situata mbetet shumë sfiduese, si për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të energjisë, ashtu edhe për shkak të vështirësive logjistike, nivelit të ulët të ujit në Danub dhe problemeve me importin e derivateve të naftës. Për këtë arsye, kemi nxjerrë në treg 5.000 tonë naftë nga rezervat shtetërore, krahas uljes së akcizave...