SHBA i japin fund ndihmës vjetore për Izraelin, Trump zbulon prapaskenat
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin ndihmën financiare ushtarake vjetore për Izraelin në fund të këtij viti, duke zbuluar se vendimi ishte dakordësuar prej muajsh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në një intervistë për Fox News, Trump argumentoi se Izraeli nuk ka më nevojë për mbështetjen financiare të vazhdueshme të Uashingtonit. Sipas tij, vazhdimi i kësaj ndihme është kthyer gjithashtu në një çështje debati në politikën e brendshme amerikane. “Lidhur me pagesat për Izraelin, unë dhe Netanyahu kemi rënë dakord që t’i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit dhe tani po ndalojmë. Kjo marrëveshje u bë muaj më parë”, deklaroi presidenti amerikan. Trump sqaroi se ndërprerja e pagesave do të nisë në fund të këtij...
Burimi:
kohajone.com