SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

Një avion ushtarak amerikan ka goditur anijen e mallrave M/V Huda në Gjirin e Omanit, të shtunën, më 7 nëntor. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), avioni përdori municione precize duke goditur pjesën e pasme të anijes, me qëllim bllokimin e saj. Anija, e cila valëviste flamurin e Shën Kitsit dhe Nevisit, i ishte afruar një porti iranian dhe po përpiqej të largohej nga zona. Sipas autoriteteve amerikane, ekuipazhi kishte injoruar paralajmërimet e përsëritura dhe ishte përpjekur disa herë të shkelte bllokadën detare. Përpara sulmit, forcat amerikane u kishin kërkuar anëtarëve të ekuipazhit të largoheshin nga zonat e synuara. Në deklaratën e saj, CENTCOM nuk bëri të ditur nëse kishte persona të lënduar apo sa ishte shkalla e dëmeve në anije. Në raportin e saj,...