“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krime lufte!

“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krime lufte!

Krim lufte e quan Irani vrasjen e 4 personave në një dasmë, gjatë bombardimeve amerikane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, publikon imazhe të dëmeve të shkaktuara nga një sulm i pretenduar amerikan në një shtëpi ku po zhvillohej një ceremoni martesore. Sipas tij, e vërteta e luftës së paligjshme amerikane kundër Iranit, ishte zbuluar mbrëmjen e kaluar. Gjysmëhëna e kuqe iraniane bëri të ditur se 4 persona ishin vrarë, mes të cilëve edhe një fëmijë, dhe 50 të tjerë ishin plagosur pasi copëza metalike të shpërndara nga një raketë amerikane goditën një banesë në jug të Iranit. Duke komentuar këtë si një masakër, kryenegociatori iranian Mohammed Bagher Ghalibaf tha se “SHBA është djalli, pasi vret fëmijë me familje dhe zgjedh objektivët”. Shtetet e...