SHBA e alarmuar nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikuan vrasjet e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë!

SHBA e alarmuar nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikuan vrasjet e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë!

Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëron për intensifikimin e përpjekjeve të Iranit për të goditur personelin amerikan në Lindjen e Mesme dhe në vende të tjera. Uashingtoni ka nisur të kufizojë praninë diplomatike në disa shtete të rajonit, mes frikës për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Shtetet e Bashkuara janë vënë në alarm pas informacioneve për plane të dyshuara të Iranit për të vrarë diplomatë dhe zyrtarë amerikanë. Sipas një memorandumi të shërbimeve amerikane të inteligjencës, të publikuar nga media amerikane Axios, Teherani ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të shënjestruar personelin amerikan në Lindjen e Mesme dhe në disa vende të tjera. Dokumenti, i datës 23 tetor 2026, paralajmëron se përgatitjet për sulme vdekjeprurëse ndaj shtetasve amerikanë kanë arritur në faza të avancuara. Sipas zyrtarëve amerikanë...