Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern
Një tjetër moment i rëndësishëm për futbollin kosovar vjen nga Gjermania. Talenti 17-vjeçar, Erblin Osmani, është ftuar për t’u stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut. Osmani, i cili po konsiderohet si një prej talenteve premtuese të futbollit kosovar, ka marrë një mundësi të veçantë për të qenë pjesë e seancave stërvitore të skuadrës së parë të gjigantit bavarez. Kujtojmë që Osmani u grumbullua së fundmi te Kosova. Futbolli kosovar tashmë mund të krenohet me një tjetër talent që po troket në dyert e një prej klubeve më të mëdha në Evropë.
Burimi:
gijotina.com