“Shame and Money” në PriFest, një rrëfim mbi paranë, turpin dhe përplasjen mes fshatit e qytetit

“Shame and Money” në PriFest, një rrëfim mbi paranë, turpin dhe përplasjen mes fshatit e qytetit

Dilara Sollova Në kuadër të PriFest-it, kinemaja kosovare u përball edhe me një prej pyetjeve më të ndjeshme të jetës së përditshme: çfarë ndodh me njeriun kur paratë nuk janë më vetëm mjet për të jetuar, por bëhen gjuhë përmes së cilës ndërtohen, maten dhe ndryshojnë marrëdhëniet mes njerëzve? Pikërisht këtë hapësirë e eksploron “Shame and Money”, filmi i regjisorit Visar Morina, i cili pati premierën në Kosovë në kuadër të festivalit. Me një kohëzgjatje prej 129 minutash, “Shame and Money” është një dramë sociale dhe një bashkëprodhim mes Gjermanisë, Kosovës, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës. Filmi pati premierën botërore në Sundance Film Festival 2026, në konkurrencën World Cinema Dramatic, ndërsa ardhja e tij në PriFest e solli këtë histori përballë publikut kosovar,...