Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin
Kuqezinjtë presin finlandezët në Arenën Kombëtare me stadiumin e tejmbushur dhe objektivin për të konsoliduar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C. Një muaj pas humbjes 2-1 në Helsinki, skuadra e Maranit kërkon reagimin, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë edhe arbitri portugez João Pinheiro, i njohur për disa vendime të diskutuara në arenën ndërkombëtare. Shqipëria rikthehet në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Më 12 nëntor, në orën 20:45, kuqezinjtë do të presin Finlandën në Arenën Kombëtare, në një përballje ku nuk do të mungojë mbështetja e tifozëve. Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera pritet të jetë elektrizuese, në një sfidë që mund të ketë peshë të madhe në garën...
Burimi:
javanews.al