Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

Kosova do të përballet sot me Austrinë. Sfida e orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” është vendimtare për dardanët në Ligën e Kombeve. Kosova regjistron 3 pikë më pak se Austria pas tre raundesh dhe në shtëpi i bën punë vetëm fitorja. Trajneri Foda ka bërë zgjedhjet e tij teknike për listën me 23 lojtarë. Avdyli, Kacuri dhe Jashari do të qëndrojnë në tribunë. Albian Hajdari është një mungesë e konfirmuar nga më parë për shkak dëmtimi. Kujtojmë se Kosova barazoi në sfidën e fundit ndaj Izraelit. Foda provoi rotacionit, ndërsa ekipi nuk ia doli të shkonte te goli.