Sezon i mbyllur për Kvaratskhelia: Konfirmohet këputja e ligamentit, do të operohet dhe rikthehet verën tjetër

Sezon i mbyllur për Kvaratskhelia: Konfirmohet këputja e ligamentit, do të operohet dhe rikthehet verën tjetër

21 Tetor 2026 11:56 Telesport Sezoni i Khvicha Kvaratskhelia mori fund herët në pjesën e dytë të ndeshjes mes PSG dhe Barcelonës. Lojtari gjeorgjian pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar. Një ndërhyrje kirurgjikale është planifikuar për ditët në vijim dhe ai pritet të mbetet jashtë fushave për rreth nëntë muaj, çka do të thotë se nuk do të rikthehet në fushë deri në verë. Ose sezonin e ardhshëm. Dëmtimi i Kvaratskhelia ndodhi në minutën e 59-të, pas një dyluftimi me Xavi Espart. Këmba e djathtë e sulmuesit u përthye nga brenda, duke bërë që ai të rrëzohej në tokë. Reagimet e tij dhe thirrjet për ndihmë treguan menjëherë se bëhej fjalë për një dëmtim...