Sevasti Qiriazi, nismëtarja e edukimit të vajzave dhe grave shqiptare
Më 30 gusht të vitit 1949 u nda nga jeta Sevasti Qiriazi Dako, arsimtarja, atdhetarja, nismëtarja e edukimit të vajzave dhe grave shqiptare. Ajo lindi më 24 shkurt 1871 në Manastir dhe njihet si një nga nismëtaret më të hershme të organizimit të arsimit kombëtar për vajza e gra dhe e emancipimit shoqëror në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Stamboll, ajo pati mundësinë të studionte në American College for Girls (Kolegji Amerikan për Vajza në Kostandinopojë), duke u bërë gruaja e parë shqiptare që diplomohej në këtë institucion amerikan në qershor të vitit 1891. Pas kthimit në atdhe, ajo iu përkushtua themelimit dhe drejtimit të Shkollës së Vashave në Korçë, e hapur në vitin 1891, e cila u shndërrua në vatër të rëndësishme të edukimit dhe...
Burimi:
kultplus.com