S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

Nga Skënder Minxhozi/   Po bëhet një gabim madhor në debatin mbi pagat e magjistratëve këto orë. Media, specialistë të ligjit, politikanë dhe vetë të interesuarit gjyqtarë e prokurorë, po përplasin në distancë argumentat pse ata kanë të drejtë e të tjerët ja fusin kot. Debati kombëtar është nëse një kategori nëpunësish të këtij shteti do të marrin ose jo dhjetë mijë euro në muaj. Sepse nuk i dalin 6 ose 7 mijë që marrin aktualisht! Ky është de facto diskutimi më pa lidhje përballë kësaj situate konkrete. Sepse siç ndodh rëndom, është një debat që spostohet mbi pasojën e jo shkakun, shfaqjen e jo thelbin. Gishti tregon Hënën por të gjithë shohin gishtin e jo Hënën. Nuk kemi një sherr instutucionesh për një tabelë...