SERIE A / JUVENTUS TURPEROHET NE GENOA, NAPOLI SHPERTHEN ME POKER NDAJ MONZES

SERIE A / JUVENTUS TURPEROHET NE GENOA, NAPOLI SHPERTHEN ME POKER NDAJ MONZES

Juventusi ka dalë pa pikë nga stadiumi “Luigi Ferraris”, pasi Genoa e mposhti me rezultatin 2-0, duke i shkaktuar një tjetër goditje bardhezinjve në kampionat. Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh që në minutën e 12-të. Kingsley Ehizibue shfrytëzoi asistin e Tommaso Baldanzit dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 28-të, Baldanzi mori rolin e golashënuesit. Goditja e tij, që pësoi edhe një devijim nga Gleison Bremer, përfundoi në portën e Juventusit, duke dyfishuar avantazhin e Genoas. Trajneri i Juventusit aktivizoi Edon Zhegrovën në fillim të pjesës së dytë, me synimin për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Megjithatë, as futja e sulmuesit kosovar nuk solli reagimin e kërkuar dhe bardhezinjtë nuk arritën të shënonin. Në radhët e Genoas...