Serbia reagon pas dënimeve në Hagë

Serbia reagon pas dënimeve në Hagë

Serbia reagoi ndaj vendimit të Hagës përmes zëvendëskryeministrit, Ivica Daçiç, i cili, menjëherë e përshkroi si konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në. “Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë”, tha Daçiç. Ky reagim erdhi pavarësisht faktit që Dhomat e Specializuara, i gjykuan katër të akuzuarit mbi bazën e përgjegjësisë së tyre penale individuale.