“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”- Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë, po shtrembërohen faktet!
Serbia po shtrembëron faktet gjyqësore mbi krimet e luftës në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë. Natasha Kandiç, themeluesja e Fondit për të Drejtat Humanitare, me seli në Beograd, në një reagim në X ka kritikuar mënyrën se si institucionet dhe shoqëria serbe trajtojnë të kaluarën. Ajo iu referua deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, i cili kishte paralajmëruar se glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte bie ndesh me vlerat evropiane. Sipas Kandiçit, përfaqësuesi i BE-së duhej të ngrinte shqetësimin edhe për praktikën e heshtjes ndaj aktgjykimeve dhe fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare. Ajo ka vlerësuar se shtrembërimi i së kaluarës është veçanërisht i theksuar në rastin e gjenocidit në Srebrenicë dhe të viktimave të luftës në Kosovë....
Burimi:
javanews.al