Serbia para zgjedhjeve vendimtare, analiza e DW: A e pret Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, analiza e DW: A e pret Vuçiçin fati i Millosheviçit?

aleksander vucic SERBI- "Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqërisë, fundërrinat, gjithçka e keqe që ekziston në një shoqëri”, ka thënë dikur Aleksandar Vuçiç për 5 tetorin e vitit 2000. "Ne i kemi përjetuar dhe kemi mësuar ato ngjarje. Prandaj do t'i mposhtim sërish.” 5 tetori i vitit 2000 mbetet trauma më e madhe politike për sundimtarin afatgjatë të Serbisë. Asokohe qytetarët që dolën në rrugë detyruan autokratin dhe udhëheqësin e luftërave, Slobodan Millosheviçin, të pranonte humbjen në zgjedhje. Ai u mposht nga një koalicion i larmishëm partish të vogla demokratike. Në vitin 2000 Vuçiçi ishte në anën tjetër të barrikadës. Si anëtar i Partisë Radikale Serbe, aleate e Millosheviçit, dhe si ministër i Informacionit në qeverinë e Beogradit, ai ishte...