Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Mbi njëqind mijë serbë dolën në rrugët e Beogradit të enjten, në mbështetje të lëvizjes protestuese të të rinjve të Serbisë, në atë që ishte tubimi i fundit i fushatës përpara një sfide vendimtare zgjedhore ndaj liderit populist të Ballkanit, Aleksandar Vuçiq. Turmat u derdhën në sheshin qendror të Beogradit nga të gjitha drejtimet, duke mbushur disa blloqe rreth zonës. Grupi i pavarur për monitorimin e turmës, “Arkivi i Tubimeve Publike”, vlerësoi se rreth 150,000 persona ishin të pranishëm në tubim. Turmat optimiste brohorisnin “fitore” përpara votimit të rëndësishëm të së dielës, i cili vjen pas dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët kundër Vuçiqit. Këto protesta u nxitën nga shembja e një tendë në stacionin hekurudhor të sapo rinovuar të Novi Sadit në vitin...