Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit
Arrestime të njëpasnjëshme shënuan dy javët e para pas zgjedhjeve në Serbi. Arrestimet po bëhen nën dyshimet për korrupsion, dhunë ndaj studentëve, manipulime zgjedhore dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ende pa e marrë pushtetin Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve të 25 tetorit, kanë nisur të rihapen raste të pazgjidhura dhe të fillojnë hetime të reja. Në mesin e të arrestuarve janë edhe rreth 20 zyrtarë policorë, përfshirë disa drejtues të lartë të policisë. Disa prej tyre dyshohen për keqtrajtim të studentëve pas protestave të mbajtura pak më shumë se një vit më parë. “Më në fund fle e qetë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolina Sinxheliq, studente e Fakultetit të Shkencave Politike. Ajo e kishte akuzuar zyrtarin e lartë policor, Marko Kriçak, për kërcënime...
Burimi:
syri.net