“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

Analisti i mirënjohur i sigurisë Drizan Shala ka publikuar dëshmi se ushtria shqiptare po vëzhgohet prej kohësh nga një llogari serbe. Në një analizë të botuar në Tirana Examiner, Shala tregon se më 2 tetor llogaria Dunav Intel në rrjetin X, që i vulos fotografitë me cirilikë serbe, nxori pamje të Forcave të Armatosura në poligonin e Bizës dhe i quajti ekskluzive. Në fotografi duken radhët e çadrave, kolonat e mjeteve taktike dhe kazermat e vjetra. Janë bërë nga një pikë mbi poligon, në kohën kur trupat ishin aty.Sipas Shalës, vetë llogaria thotë se e ndjek Bizën prej më shumë se dy vjetësh. Ajo regjistron edhe fluturimet e dronëve shqiptarë Bayraktar nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një nga një, sipas kodit të transponderit....