Sekuestrohet ‘Benz-i’ luksoz i kërkuar nga Interpol Manchester, nën hetim 26-vjeçari

Sekuestrohet ‘Benz-i’ luksoz i kërkuar nga Interpol Manchester, nën hetim 26-vjeçari

Një automjet luksoz tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, është sekuestruar në Fier pasi nga verifikimet e policisë rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Automjeti u ndalua për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për kontrollin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze. Pas verifikimeve, policia konstatoi se “Benzi” ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester dhe e sekuestroi. Për këtë rast u morr nën hetim në gjendje të lirë një 26 vjeçar, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për...