Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, hetohet organizata shqiptare

Një operacion i gjerë antidrogë në qytetin Águilas të Spanjës ka rezultuar në sekuestrimin e mbi 10 tonë kokainë, duke vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale me origjinë shqiptare. Sasia masive e drogës u zbulua në dy kapanone industriale, të cilat, sipas mediave spanjolle, dyshohet se përdoreshin si baza kryesore për grumbullimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të tjera të Evropës. Zbulimi fillestar ndodhi në zonën industriale El Labradorcico, në rrethana të pazakonta. Gjatë procesit të shkarkimit të një palete, ajo ra, duke shkaktuar dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit. Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, duke braktisur edhe...