Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve
Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar me të ardhura të paligjshme. Si rezultat i verifikimeve, janë sekuestruar tre automjete luksoze të prodhimit të viteve të fundit, ndërsa ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre. Sipas Policisë, kontrollet janë kryer në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlore, ku strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar verifikime ndaj automjeteve me vlerë të lartë. Nga verifikimet rezultoi se tre automjetet nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve ose drejtuesve të tyre. Pas veprimeve procedurale dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa tre shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale...
Burimi:
gijotina.com