Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të PD nga seancat
Sekretariati i Etikës, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe Komisionet parlamentare kreun e PD, Sali Berishën. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, sekretariati ka përjashtuar edhe Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin. Ndryshe nga Berisha, përjashtimi i 5 deputetëve të PD është me 60 ditë. Ndërkohë sekretariati ka falur deputeten Klodiana Çapja duke mos e përjashtuar me 60 ditë siç ishte kërkuar nga PS. Më herët nga mazhoranca janë përjashtuar edhe deputetët: Gazment Bardhi Klevis Balliu Flamur Noka Belind Këlliçi Edi Paloka Fidel Kreka Luçiano Boçi Besart Xhaferri
Burimi:
gijotina.com