“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për president, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti të mërkurën (30 shtator), teksa kërkoi takime të reja me opozitën, gjashtë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit. “Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti. LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kishin propozuar Sejdiun si kandidat të përbashkët më 31 gusht. Por, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së u shprehën kundër kandidaturës së tij, çka e shtyu ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të njoftonte tërheqjen më 14 shtator. Kurti nuk sqaroi nëse kishte biseduar me Sejdiun për një rikthim të mundshëm në garë apo nëse ai ishte i gatshëm...