Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa
Ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, qytetarë janë mbledhur në protestë jashtë godinës së Parlamentit. Protestuesit shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj politikës dhe mënyrës së përfaqësimit nga institucionet. Ata deklarojnë se përmes protestës synojnë t’u përcjellin politikanëve mesazhin se nuk ndihen të përfaqësuar. Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, Policia e Shtetit ka marrë masat përkatëse dhe është pozicionuar në disa pika pranë Parlamentit.
Burimi:
gijotina.com