Seanca për Kosovën/ Berisha në Strasburg: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht!

Seanca për Kosovën/ Berisha në Strasburg: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht!

Nga Strasburgu, kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur çështjen e Kosovës dhe dënimin e ish krerëve të UÇK me 81 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha kërkoi që Apeli i Hagës të rishqyrtojë dënimin e Thait, Veselit, Rexhepit dhe Selimit. Sipas Berishës, dënimet e dhëna nga gjykata e Kosovës në Hagë kanë ndjekur, në mënyrë befasuese, linja të qarta etnike. Po ashtu, Berisha u ndal edhe te varrimi me nderime shtetërore i kasapit të Bosnjës, për të cilin tha se Beogradi kërkon vota me fantazmën e Ratko Mlladiç. Zonja Kryetare, Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, për sa i përket respektimit të parimeve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht motivit të tyre, janë...