Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon nëse do të propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit: Do të jemi aty
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka treguar se a do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të tij, të mërkurën, më 9 shtator. “Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, u përgjigj para gazetarëve Kurti të martën. Deklarata e Kurtit erdhi një ditë pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konfirmuan se do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit. Në seancat e 6 dhe 8 gushtit, Kurti kishte kërkuar kohë shtesë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deri në arritjen e një marrëveshje politike për çështjen e presidentit. Që atëherë, Kuvendi ka mbetur pa e përmbyllur konstituimin e...
Burimi:
vizionplus.tv