“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën
Sali Berisha mblodhi aleatët politikë për të diskutuar reagimin ndaj Reformës Territoriale, me propozime që varionin nga protestat kombëtare deri te bojkoti i zgjedhjeve. Pas takimit, Berisha nuk bëri të ditur një vendim konkret, por theksoi protestën si rrugën kryesore të opozitës ndaj mazhorancës. Në prag të votimit të Reformës Territoriale dhe zgjedhjeve lokale, Sali Berisha mblodhi në seli 15 aleatë të tij për të bërë testin e parë. Qëllimin e tregoi që në fjalën hyrëse, duke pohuar se kërkonte mendimin e bashkëpunëtorëve për reagimin ndaj mazhorancës nëse nuk tërhiqet nga projekti për të shkrirë 15 bashki. “Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rëndësishme”, deklaroi Berisha. Aleatët e Berishës propozuan nga protesta deri në...
Burimi:
javanews.al