Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij
Italia ka vendosur të zgjasë edhe me 15 ditë kontrollet në kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, një masë që ka shkaktuar edhe reagimin e Madridit. Vendimi i Romës i është njoftuar Komisionit Evropian, i cili pritet ta shqyrtojë, por burime nga BE-ja bëjnë të ditur se Brukseli nuk pritet të kundërshtojë publikisht masën. Italia nuk është i vetmi shtet që ka rikthyer kontrollet në kufijtë e brendshëm të zonës Schengen. Aktualisht, dhjetë vende kanë vendosur masa të tilla, kryesisht për shkak të kërcënimeve terroriste dhe rritjes së flukseve migratore. Komisioni Evropian kishte kërkuar në qershor që këto kontrolle të hiqeshin gradualisht dhe të zëvendësoheshin me masa alternative. Megjithatë, vetëm Sllovenia e ka ndjekur këtë kërkesë. Gjermania ka njoftuar zgjatjen e kontrolleve kufitare deri më...
Burimi:
javanews.al