“S’bëhen hesape pa hanxhinë me PS”/ Matimi i ‘Territoriales’, Rama: Një shtysë modernizuese për Shqipërinë

“S’bëhen hesape pa hanxhinë me PS”/ Matimi i ‘Territoriales’, Rama: Një shtysë modernizuese për Shqipërinë

votimi ne kuvend-edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të reformës territoriale në Kuvend, me 85 vota pro. Përmes një postimi në rrjetin e tij social "X", Rama shprehet se përtej debateve të brendshme dhe spekulimeve të jashtme, votimi i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Kreu i qeverisë nuk la pa komentuar debatet dhe kundërshtitë që shoqëruan procesin, ndërsa përcolli edhe një mesazh për të gjitha dyshimet mbi qëndrimin e socialistëve, duke thënë: “Nuk duhet të bëjnë asnjëherë hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste”. "Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha...