SAZANI, ISHULLI I MILIONAVE/ RAMA: 100 JAHTE MUND TË SJELLIN MË SHUMË SE 10 MIJË TURISTË
Shqipëria nuk duhet ta masë më suksesin e turizmit vetëm me numrin e turistëve që hyjnë në vend. Kjo është strategjia që qeveria synon të ndjekë gjatë dekadës së ardhshme, me fokus te vizitorët me fuqi të lartë shpenzuese dhe investimet turistike të kategorisë së lartë. Rama e cilësoi këtë model si “turizëm të vlerës”. Sipas tij, masiviteti i turistëve me buxhete të kufizuara mund të krijojë presion mbi trafikun, shërbimet publike dhe menaxhimin e mbetjeve, pa sjellë të njëjtin përfitim ekonomik. Për të ilustruar këtë qasje, Rama iu referua jahteve, duke argumentuar se një numër i kufizuar vizitorësh me fuqi të lartë shpenzuese mund të gjenerojë më shumë të ardhura sesa mijëra turistë me buxhet të ulët. Në këtë strategji, kryeministri vendosi edhe projektet...
Burimi:
ntv.al