Sazan Guri në protestë: Kauza mbi të gjitha, asgjë të mos na përçajë
Ambientalisti Sazan Guri mbajti një fjalim të fortë gjatë protestës së 102-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ku bëri thirrje për bashkim dhe qëndresë qytetare. Guri e cilësoi tubimin si një formë të rëndësishme të rezistencës qytetare, duke theksuar se kauza e përbashkët duhet të jetë mbi çdo mosmarrëveshje apo hatërmbetje. “Qytetarë, prej ditësh po mbajmë një protestë, por më shumë se kaq, kjo është një qëndresë. Kjo është rezistencë qytetare. Ne i themi popullit të bashkohet drejt këtij sheshi. Ky është flamuri që valëvitet çdo ditë mbi kokat tona”, u shpreh ai. Duke iu referuar pedagogëve dhe profesorëve të pranishëm në protestë, Guri bëri thirrje që mesazhi i tyre të përcillet edhe te kolegët e tjerë. “Duhet të trokasim edhe te profesorët e tjerë. Jemi...
Burimi:
kohajone.com