No Image Available

Sarandë, ra nga skela gjatë punës, ndërron jetë 53-vjeçari

53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, disa ditë pasi u rrëzua nga skela në Sarandë. Ngjarja ndodhi mesditën e 29 shtatorit, në rrugën ‘Mit’hat Hoxha’, në lagjen nr. 4 të Sarandës, teksa Kapetani ishte duke punuar për lyerjen e fasadës së një banese. Pas rrëzimit nga skela, 53-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje kome. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti. Andon Kapetani kishte lindur dhe banonte në Sarandë.