Saranda është kthyer në Palermo të viteve ’80′
Saranda është kthyer në Palermo të viteve ’80′ Nga Ina Zhupa Saranda, është vendi më special i fëmijërisë sime Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes, ku më çonte gjyshja. E vogël, dëgjoja bisedat e të rriturve dhe problemet e tyre të vogla: vapa, rruga me autobus, dikush i sëmurë, dikush që nuk po gjente punë, që mua më dukeshin hallet më të mëdha në botë. Edhe pasi u rrita, Saranda ishte vendi ku shkoja për t’i ikur zhurmës e stresit. Edhe qytetin do e gjeje në statistika ndër qytetet me më pak krim në Republikë. Vendi i diellit e i portokalleve! Sot, Saranda është vendi prej nga iket. Është vendi që mbizotëron stresi. Stresi që reflektohet në çdo bisedë. Fëmijët...
Burimi:
sot.com.al